I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi tryezën e dialogut mes palëve politike ku u nënskruan një marrëveshje për zhvillimin e Reformës Zgjedhore.
Salianji tha se prania e Damian Gjiknurit në tryezë tregon se nuk ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, pasi takimi është një kushtëzim i ndërkombëtarëve, për t’i hapur rrugën rotacionit paqësor të pushtetit.
“Fakti që në tryezë ështē dhe Gjiknuri tregon që s’ka marrëveshje Rama-Basha, po të kishte një marrëveshje apo pazar gjëja më e lehtë ishte të hiqej Gjiknuri, Rama e ka lënë aty që të shtynte reformën sa më shumë, sot ka detyrim të Ramës të bëjë reformën i detyruar pavaresisht se nuk heq dorë nga çunat problematikë! Nese do kishte marreveshje ne do merrnim gjithcka, ne do i arrijmë me hapa, e mira do ishte që ndryshimi të ishte i shpejtë dhe i menjëhershëm, por po vjen i detyruar dhe ne korniza të qarta!” -u shpreh Salianji.