Aktualitet

A do të aplikohet doza e tretë e vaksinës? Manastirliu: Gati për çdo skenar

Shkruar nga Liberale
A do të aplikohet doza e tretë e vaksinës? Manastirliu: Gati

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ishte sot e pranishme në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, foli mbi aktin normativ për marrjen e mbi 500 mijë doza vaksine.

Ndër të tjera ministrja shkruan në rrjetet sociale se t’i përgjigjemi çdo skenari, që mund të rekomandohet nga ekspertët për dozën e tretë apo uljen e fashës së vaksinimit.

"Në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ku u votua në unanimitet akti normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500, 760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Pfizer.

Jemi të vendosur të përmbushim planin tonë të vaksinimit të popullatës +18 vjeç, por edhe t’i përgjigjemi çdo skenari që mund të rekomandohet nga ekspertët për dozën e tretë apo uljen e fashës së vaksinimit.

Do të rrisim edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, pasi kemi siguruar deri tani që të kemi mbi 5 milion vaksina deri në 2022", deklaroi Manastirliu.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH