Kryeministri Edi Rama ka shkuar në sallën e seancave, mes tensioneve brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit. Rama është parë duke ecur i qetë para Kuvendit dhe i pashoqëruar nga asnjë badigard.
Për t’iu shmangur çdo përplasje me protestuesit që janë mbledhur në oborrin e Kuvendit, ka zgjedhur që të kalojë nga hyrja e Akademisë së Shkencave, atje ku hyn dhe kryeparlamentarja Nikolla.