Aktualitet

Tronditëse/ 24-vjeçarja shqiptare bie nga dritarja e çatisë, ndërron jetë në spital

Shkruar nga Liberale
Tronditëse/ 24-vjeçarja shqiptare bie nga dritarja e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili pasi papritur ka humbur jetën një nënë e re shqiptare.

Ambra Seferi, 24-vjeç është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur kështu jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda. E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.

Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH