Aktualitet

20 mijë të rinj ulen sot për herë të parë në auditore. Viti i ri akademik nis me bojkot dhe protesta nga studentët

Shkruar nga Liberale
20 mijë të rinj ulen sot për herë të parë në

Këtë të hënë të 2 tetorit nis vit i ri akademik. Studentët nga rrethet kanë mbërritur në Tiranë ditë më parë. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteve.

Të tjerë pritet të regjistrohen në raundin e tretë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Viti i ri akademik për studentët e mjekësisë do të nisë me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

“Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit.

Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH