Kosova

100 mijë euro, florinj dhe 15 armë, këngëtari shqiptar bie pre e grabitjes: I kisha kursimet e 7 viteve

Shkruar nga Liberale
100 mijë euro, florinj dhe 15 armë, këngëtari shqiptar bie

Reperi i njohur Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik në medien rozë, ka rënë pre e grabitjes. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka bërë të ditur vjedhjen, duke bërë dhe denoncim në Polici.

Sipas tij autorët e grabitjes i kanë marrë një shumë parash prej 100 mijë eurosh, bizhuteri me vlerë, si dhe 15 armë me leje.

Postimi i plotë i Mozzik: 

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .

Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)

Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore ,

Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .

Shnet Paçi !

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH