Aktualitet

Zbukurojeni pemën e Krishtlindjeve që tani! Psikologët tregojnë shumë arsye pse do ndiheni të lumtur

Shkruar nga Liberale
Zbukurojeni pemën e Krishtlindjeve që tani! Psikologët

Nëse dëshironi t'i ndizni dritat e pemës së Krishtlindjeve që në nëntor vazhdoni! Psikologët thonë se kjo gjë mund t'ju bëjë më të lumtur.

Psikologia Deborah Serani konfirmoi për "TODAY" se është e vërtetë që, dekorimi i pemës së Krishtlindjeve mund t'ju ngrejë humorin.

"Kjo krijon atë ndryshim neurologjik që mund të prodhojë lumturi. Unë mendoj se çdo gjë që na nxjerr nga zakonet tona normale, dita normale, sinjalizon shqisat tona, dhe më pas shqisat tona matin nëse është e këndshme apo jo. Dekorimi i Krishtlindjeve do të nxisë dopaminën, një hormon për t’u ndjerë mirë", tha ajo.

Por çfarë saktësisht i nxit hormonet e lumturisë?

"Si fillim, dritat dhe ngjyrat e ndezura rritin nivelet e energjisë dhe lumturinë", thotë Serani.

Ndoshta është thjesht ambienti, ai që e nxit lumturinë. E fundja, kush mund t'i rezistojë pamjes së një peme Krishtlindjesh? Sigurisht këtu hyn edhe faktori nostalgji.

“Për shumë prej nesh, Krishtlindjet janë një kohë magjike, është një kohë e pafajësisë, është një kohë gëzimi", tha Serani.

Nëse jeni dikush që ka kujtime të lumtura nga festat e fëmijërisë, atëherë ka më shumë gjasa të dëshironi ta rikrijoni atë ndjenjë. Por nëse kjo kohë e pushimeve gërmon kujtime të këqija nga fëmijëria, atëherë ju mund të jeni personi që urren kur shfaqen dekorime në dyqan para kohës së Krishtlindjeve.

Nëse e gjeni veten tek kjo e fundit, sipas psikologes dhe ekspertes së lumturisë, Elizabeth Lombardo duhet të filloni një traditë të re.

"Herën tjetër kur të vijnë pushimet, do ta lidhni në mënyrë të pandërgjegjshme atë kohë të vitit me kujtimet tuaja më të reja dhe më të lumtura", thotë ajo.

Një tjetër gjë e rëndësishme dhe e bukur që lidhet me pemën e Krishtlindjeve dhe dekorimin e hershëm është se, fqinjët mund të mendojnë se ju jeni më miqësor!

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit interpretojnë dekorimet e Krishtlindjeve në një shtëpi si një shenjë, se njerëzit brenda janë të shoqërueshëm. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH