Aktualitet

Xhaçka pas takimit me Kulebën në Berlin: Ukraina e meriton të anëtarësohet në BE

Shkruar nga Liberale
Xhaçka pas takimit me Kulebën në Berlin: Ukraina e meriton
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, këtë të shtunë është takuar me homologun ukrainas Dmytro Kuleba në Berlin. Përmes një postimi në Twitter ajo ka thënë se pati një diskutim të sinqertë me Kulebën dhe se është dakord që Ukrainë të anëtarësohet në BE. “Diskutim i sinqertë me FM@DmytroKuleba në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ne jemi dakord që Ukraina ashtu si BB meriton një perspektivë të qartë të BE-së. E siguroi ministrin Kuleba për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi në #UNSC për të izoluar Rusinë dhe për të ndihmuar që lufta të përfundojë”, shkruan Xhaçka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH