Ndihem i nderuar dhe mjaft i prekur, në emër të babait tim. Nuk e meritoj dhe mendoj se Dr.Budini, po ma jep këtë për shkak të babait tim.
Në gazetarinë time të hershme, nuk kam shkruar shumë gazetari për Shqipërinë.
Është e çuditshme të kuptosh se janë saktësisht 80 vjet, Prill 1943, kur im atë u parashutua në veri të Greqisë dhe eci më këmbë e me gomar...Kam parë fotografitë e tij, para një jave dhe kam lexuar librin e tij [“Vitet Shqiptare ’43-‘45”], që u botua më 1984-n, u ribotua në Shqipëri më 1993-shin dhe sërish nga ky universitet, më 2012-n.
E lexova sërish dhe është i drejtpërdrejtë. Im atë nuk ka qenë njeri politik, aspak. Ai nuk e pëlqente politikën. Dy prej oficerëve britanikë, që ishin bashkë me të, u bënë anëtarë të Parlamentit dhe ishin shumë të përfshirë në politikë. Ata thoshin gjithmonë, se kur kishte fjalime -dhe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu mbanin fjalime shumë të gjata- im atë mërzitej shumë. Dhe, dy britanikët e tjerë, Julian Amery dhe Billy McLean thoshin: “Oh, Davidi po murriztët nga fjalimet, le ta çojmë të hedhë në erë ndonjë urë! “Kështu thoshin.
Ai do të kishte qenë shumë krenar, të ishte këtu, 80 vjet më vonë. U nda nga jeta më 2009-n, ishte ende në aftësi të mira mendore dhe, veçanërisht pas vitit 1991, shumë shqiptarë vinin dhe e vizitonin. I pëlqente të ishte në kontakt me shqiptarët. Ndaj, ndihem edhe pak shqiptar.
Falënderoj profesorët e nderuar që thanë fjalët e mira për mua. Jam shumë mirënjohës.
Ndoshta duhet them pak gjëra, rreth revistës “The Economist” dhe mbulimit të Ballkanit.
Mbresat e mia janë disi sipërfaqësore. Kam ardhur më 1993-shin, ose ndoshta më 1994-n. Qyteti i Tiranës atëkohë -disa prej jush e mbajnë mend- ishte shumë gri, sovjetik në një farë mënyre. Nuk u tha këtu, por kam jetuar në Moskë, për disa vite , nën përudhën e Gorbaçovit. Isha i mësuar me sistemin sovjetik. E di se çdo vend ka probleme, por diçka mund them me siguri: Tirana sot është krejt e panjohshme. Nuk mund t’i besosh ndryshimeve prej 1993-shit e deri më sot. E di se ka probleme, e më kanë përmendur disa prej tyre. Por ajo që mund të shihni këtu është ndryshim fantastik. E di se njerëzit janë pak kritikë rreth shtypit këtu, por të paktën kushdo mund të flasë hapur, mund të udhëtojë, mund të kritikojë. Mendoj se përparimet, edhe pse ka ndoshta probleme, janë aq të mëdha, sa të kthehem 30 vite më pas, ndihem shpresëplotë dhe optimist dhe të çmoj ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur.
Disa fjalë rreth “The Economist”.
Jam i prekur nga profesori i Ekonomisë, që e përmendi “The Economist” në atë mënyrë. Por mendoj se është titulli i gabuar. Revista u themelua më 1843-shin, në Angli, nga një skocez, (edhe unë jam skocez) dhe u themelua për tregtinë e lirë. Ka pasur një diskutim të madh në Angli rreth tregtisë së lirë përballë proteksionizmit dhe kemi qenë gjithnjë një revistë ekonomikisht liberale, por edhe liberalë edhe nga ana shoqërore... Ne besojmë në thelb që njerëzit të jenë të lirë të bëjnë atë që duan, për sa kohë nuk e dëmtojnë shoqërinë.
“The Economist” ka qenë në këtë mënyrë, shumë i suksesshëm. Është me seli në Britaninë e Madhe, por rreth 60 përqind të lexuesve tanë janë në Amerikën e Veriut. Është një gjë e madhe në Amerikë dhe shesim rreth 1 .3 milionë kopje çdo javë, kryesisht digjitale. Është e mrekullueshme për mua, sepse kudo ku shkoj, dyert hapen. Por duhet të paralajmëroj profesorët që nuk jam ekonomist, po të përdor zhargon, mund të them se mund të flas dëngla rreth ekonomisë, por pjesa më e madhe e revistës është rreth Punëve të Jashtme dhe ka një mbulim të mirë të të gjithë botës. Më vjen keq që mbulimi i Ballkanit nuk është gjithmonë shumë i madh dhe jo gjithmonë shumë pozitiv, por siç e thashë, duhet të pranojmë se Ballkani po përmirësohet. Dallimet janë marramendëse. Kemi lexueshmëri të gjerë. Dëgjoj njerëz këtu që thonë se “40 vjet më parë, ne kemi qenë si Koreja e Veriut. Koreja e Veriut, të Europës”. Në Korenë e Veriut ne shesim vetëm një kopje. Personi që e merr, ne e quajmë “I dashur lexues”, në vend të “I dashur Lider”. Shesim disa kopje në Ballkan. Përmenda 60 përqind në Amerikën e Veriut, 14 përqind në Angli, 12 përqind në Europën Kontinentale, 10 përqind në Azi dhe është e mirë që je global dhe të hapen dyert.
Sot në mbrëmje do të jem mjaft me fat, për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Mund të flas pak rreth gazetarisë, siç më kërkoi dr.Budini. Kam pyetur ndonjëherë veten se ç’duhet të them rreth cilësive për të qenë një gazetar i mirë. U kujtova rreth një gazetari shumë të mirë, i quajtur Nicholas Tomalin, ai vra në luftërat siriane shumë kohë më parë në moshën 41 vjeçare dhe kur e pyesnin se ç’duhet për të qenë një gazetar i mirë ai thoshte:
“Cilësia thelbësore për një gazetar të suksesshëm është; shkathtësinë e një brejtësi, sjellje të lavdërueshme dhe pak aftësi letrare”.
Mendoj se ajo që do të thotë vërtet është se, pjesa e të shkruarit është e vogël. Duhet të jesh i organizuar mirë nga ana logjistike. Ka të tjera cilësi, padyshim, që është ndershmëria.
Duke menduar për babain tim; ai nuk ishte një kafshë politike, as intelektual, por ishte shumë i ndershëm. Nëse dikush e merr ta lexojë librin e tij, atë që në gjuhën angleze titullohet “Albanian Assignment” është i drejtpërdrejtë. Është i drejtpërdrejtë, i ndershëm, i thjeshtë.
Nuk e kisha lexuar për 40 vjet dhe e mora në duar pak javë më parë, sepse do të vija këtu dhe mendoj se është shumë i mirë. Shumë i drejtë, shumë i ndershëm.
Mendoj se të tjera cilësi që duhet të përmend janë kuraja- fizike dhe mendore-, për të shkuar në vende të rrezikshme. Duhet të jesh gati për të sulmuar njerëz në rangje të larta dhe nuk duhet të kesh frikë, për atë që e quajmë, “të lësh tufën”, të mos shkosh me rrymën, me atë që mendojnë të gjithë, por të kesh ide, të ndara. Kjo, të fut ndonjëherë në telashe, Veçanërisht, kur isha në Afrikë, u përfshiva në disa raste, që quhen shpifje. Në sistemin britanik shkojmë më shumë për marrëveshje, jo për të luftuar gjatë...me pak fjalë për të dhënë ca para. Por më e mira ishte kur Silvio Berlusconi na sulmoi. Ne sulmuam, ai na sulmoi sërish dhe na çoi në gjyq, në Milano dhe në Romë. Dhe ne e fituam. Arsyeja është nëse je i kujdesshëm me dokumentacionin. Gjithçka që kishim ishte e dokumentuar.
Do të thosha diçka që mendoj se është e mirë për të thënë nga ana akademike; mendoj se cilësia më e rëndësishme është qartësia dhe nëse është mundur t’i biesh shkurt.
Po flisja me një korrespodentë në Kroaci, një zonjë e këndshme angleze, e re në gazetari dhe i thashë: “Bëje të thjeshtë, kurrë mos përdor fjalë të gjata, kur mund të shkruash të shkurtra. Duhet ta shkruash që një taksist inteligjent ta kuptojë, jo një profesor. Duhet të jetë e thjeshtë dhe e qartë”. Një tjetër gjë me rëndësi është të jesh kureshtar. Do të duash të njohësh këdo, jo vetëm të takosh Edi Ramën. Edhe sot, pata biseda të mira me shitës në dyqane, në farmaci, me kamerierë, njerëz që më shisnin suvenire. Duhet flasësh me këso. Është e kuptueshme, shpesh gazetarët mendojnë se po të takosh kryeministrin, është mirë, por jo të shkosh kudo. Është e lehtë të qëndrosh vetëm në kryeqytet. Dhe kam qenë me fat, kam takuar shumë njerëz në Tiranë, gazetarë, profesorë, por dje isha në Berat dhe ishte e mrekullueshme të shihja periferinë. I kërkova shoferit të mos kalonte nga autostrada, por nga rrugët rurale, në fshatrat e vegjël. Është e rëndësishme, në një kontekst të ndryshëm, veçanërisht në vende, ku ka shumë popullsi rurale. Është e mirë të shohësh edhe anën tjetër, jo vetëm qytetin.
Mund të them, në fund, më e rëndësishmja, është të kesh pak fat. Kam qenë me shumë fat në karrierën time. Jam anëtari më i vjetër i “The Economist”.
Kam punuar në “The Economist” për 42 vite e fundit. Editorja ime më tha, se mund të qëndroja sa të doja, por nuk e shkroi në letra. Nuk do ta merrja shumë seriozisht, por do të doja të qëndroja deri në moshën 75-vjeçare, që është vitin e ardhshëm.
Ndihem shumë i nderuar dhe është goxha rastësi, sepse janë tetëdhjetë vjet plot, kur im atë erdhi dhe kur shoh fotografitë tij më 1944- ai bëri dy vizita, gjashtë muaj më 1943 dhe gjashtë muaj më 1944- ndoshta ishte viti 1943, kur Italia kapitulloi dhe ai shkoi në Berat. Ishte një fotografi e mirë e hotelit, jo tek ai që qëndrova mbrëmë dhe poshtë fotos shkruhet: “hotel, por vetëm për komisarët. Partizanët qëndruan për katër apo pesë ditë, derisa mbërritën gjermanët dhe u larguan më pas drejt maleve.
E gjej të jashtëzakonshme, që 80 vjet më parë ai ishte një 27 vjeçar, shumë i ri dhe unë vij në një situatë shumë të rehatshme. Jam me fat dhe i përkëdhelur dhe mendoj se nuk e meritoj këtë. Jam krenar dhe familja me, po më ngacmonin duke më thënë se kur të kthehem do të më thërrasin Dr.Smiley! Mendoj se nuk do ta quaj veten Dr. Smiley tek “The Economist”.
Jam shumë mirënjohës.
Faleminderit shumë!
Fjala e plotë gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Doctor Honoris Causa në UET