Pesëmbëdhjetë vjeçari që më 22 mars 2021, në Mogliano Veneto, Itali, sulmoi me thikë një studente 26-vjeçare në rrugë, duke e çuar në vdekje me 23 plagë. Ai pa kaluar asnjë vit është lënë i lirë. Sipas medieve italiane i mituri ka dalë nga burgu pas dyshimeve për një gabim gjyqësor.
Pavarësisht se u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj për tentativë vrasje (më pas u zbrit në pesë vjet në apel), mediat italiane kanë zbardhur skandalin.
Të burgosurit mund të dalin nga burgu. 15-vjeçari kishte rrëfyer se kishte zgjedhur viktimën nga rastësia. Corriere del Veneto raporton se nëna dhe djali u lejuan nga vetë strukturat shtetërore që të largoheshin nga Italia.
Të miturit i ka humbur çdo gjurmë, pas lirimit. Ka zëra që thonë se ndodhet në Londër me nënën e tij që punon atje si kuzhiniere. Largimi i tij, saktësohet, se është i ligjshëm, me afat të skaduar të kujdestarisë por në mungesë të vendimit gjyqësor.
Ministrja e Drejtësisë, Marta Cartabia, përmes zyrave të kabinetit të saj, i kërkoi Inspektoratit të kryejë “hetimet e nevojshme paraprake, duke formuluar vlerësime dhe propozime për rezultatin”, përballë lirimit të 15-vjeçares. Mësohet nga burime në via Arenula. Ministria kërkon nga inspektorati që ta hetojë këtë çështje. /Liberale.al/