Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Gjermani nuk ishte rastësi, dyshohet për atentat mafioz

Shkruar nga Liberale

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 42-vjeçarit shqiptar në Gjermani.

Shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet gjermane, pasi dyshohej për trafik droge dhe vjedhje. Viktima jetonte në Gjermani që nga viti 2018.

Mësohet se ndaj tij është qëlluar 4 herë ndërsa një prej plumbave e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen.

Viktima sipas kryeprokurorit ishte i varur nga droga dhe nuk kishte një vend banim të përhershëm.

Siç mësoi BILD, dy autorët besohet se kanë shkuar në Garnstraße në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur (targa WES). Aty ata kanë parkuar makinën dhe kanë pritur shqiptarin.

Kur burri mbërriti me biçikletë, autorët e dyshuar dolën jashtë. Njëri ishte me trup mesatar, kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona ngjyrë të çelur dhe kapelë ngjyrë të çelur. I dyti ishte gjithashtu me gjatësi normale, kishte veshur një xhaketë të errët me logo në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët.

Të dy shkuan rreth 30 metra drejt shqiptarit, më pas me siguri janë qëlluar katër plumba, dy mësohet se kanë qenë fatale. Sipas policisë, të nesërmen e krimit u gjetën vrima plumbash në një fasadë shtëpie në kutinë postare dhe në një sistem telefoni celular.

Hetuesit po ndjekin pistën e larjes së hesapeve prej tregtisë së drogës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH