Aktualitet

Vrasja e 8 vjeçarit, sociologu rendit shkaqet që çojnë në krime të tilla makabre

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 8 vjeçarit, sociologu rendit shkaqet që çojnë

Sociologu Gëzim Tushe  renditi në A2 Cnn shkaqet që çojnë në krime të rënda, si vrasja e 8-vjeçarit në Fier. Sipas tij, “ka disa shkaqe, që kanë të bëjnë me problemet e funksionimit të shtetit, të institucioneve që merren me edukimin si familja e shkolla”. Gjithashtu, Tushe shtoi se shkaqe të tjera janë edhe “politikat që kanë të bëjnë me ndëshkimin”.

“Krimi në shoqërinë tonë po shkarkohet në mënyrë të frikshme te gratë e fëmijët. Aspekti i dytë ka të bëjë me strukturat lokale të pushtetit. Ka mungesë aftësie për të diagnostikuar komunitetin, qytetarët, ata që janë përdorues droge, që shfaqin prirje kriminale, që nuk pranojnë disiplinën morale e qytetare. Kjo situatë ka dy arsye: deformimi i njeriut të sotshëm dhe mesa duket, ndarja e njeriut nga kafsha nuk është bërë në mënyrë definitive. Sepse po e shikojmë që në mesin tonë ka njerëz me sjellje kafshërore”, deklaroi Tushe.

Më tej, sociologu shtoi se “edhe indiferenca qytetare është aleate e krimit”.

“Ne nuk denoncojmë nga parimi që të mos bëhemi spiunë, por nëse qytetari vijon të qëndrojë indiferent, llumi i krimit do të trashet. Ju them që jemi në një situatë shumë serioze. Kriminelët e dinë se nëse opinioni publik hesht, nëse familja nuk denoncon nga frika, nëse policia përdridhet përballë kriminelit, atëherë do të thotë se krimi është më i fortë sesa institucionet dhe kjo është alarmante”, tha Tushe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH