Aktualitet

Vokshi: Nuk jam në PD për post, nuk druhem nëse më shkarkon Basha

Shkruar nga Liberale
Vokshi: Nuk jam në PD për post, nuk druhem nëse më shkarkon

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ishte e ftuar këtë të martë në studion e emisionit “FrontLine” ku foli për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Sipas saj, lideri aktual i partisë, Lulzim Basha ka ndërmarrë akte anti-statutore e këtu iu referua përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës dhe pezullimit nga komisioni i sigurisë të Flamur Nokës.

Po ashtu, ajo ka ndarë detaje nga mbledhja e fundit e zhvilluar dje mes grupit parlamentar, ku ka pasur dhe një debat me Bashën.

"Unë kam gati 30 vite në PD. Kam kontribuar. Unë nuk jam në PD për një post, nuk druhem nëse më shkarkon zoti Basha, sepse mendoj që ajo që kam zgjedhur është parimore. PD ka nevojë për liri veprimi, për t’u bërë më e hapur, gjë që Basha ka zgjedhur të mos e bëjë. Sali Berisha po propozon ndryshime rrënjësore nga PD, që janë përqafuar nga një pjesë e madhe e demokratëve. Ai propozon një parti më të hapur, më të fortë, më demokratike. Vetëm kështu, më shumë qytetarë do të kenë besim te PD. Pra duhet hapur, jo mbyllur. Momentalisht nuk ka liri veprimi brenda PD.

Në mbledhjen e grupit parlamentar nisi të fliste zoti Basha. Menjëherë pas hapjes dhe trajtimit të çështjeve rutinë, unë mora fjalën, jo për të folur për veten time dhe as për të trajtuar çështjet e ditëve të fundit të akteve anti-demokratike të zotit Basha ndaj dy forumeve. Por e mora fjalën për të pyetur zotin Basha se si mundet ai të kishte një reagim para selisë së PD, duke thënë se koha e tij ka marrë fund e do t’i presë tubin e oksigjenit Edi Ramës. Ishte një fjalor jo etik. Sapo unë fillova të flisja, ai tha që kjo nuk është në rendin e ditës e nuk flas për këtë. Unë it hash që ju nuk përcaktoni kohën e askujt, e jo më të Berishës, duke shtuar se distancohem nga këto deklarata. Vetë demokratët të mblidhen në Kuvend dhe të vendosin cili do të jetë lidershipi i partisë. Sapo unë fola të tjrajtoja këtë shqetësim të madh, u çua nga karrigia dhe tha se kjo nuk është në rend të ditës. U largua zoti Basha nga mbledhja. Zoti Spaho gjithashtu kërkoi falje për ndryshimet kushtetuese që ka bërë PD në kuvend. Është konsultim që nuk u ndoq kurrë, por në mënyrë autoritare pa marrë mendimin e deputetëve u depozituan në Kuvend. Edhe zotit Spaho nuk iu dha fjala, iku zoti Basha dhe u mbyll mbledhja", tha Vokshi.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH