Globi

VIDEO/ Zjarr në lokalin ku zhvillohej dasma, humbin jetën 114 dasmorë, mes viktimave edhe çifti

Shkruar nga Liberale

E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, ku pas flakëve humbën jetën 114 persona, e ndërsa 150 të tjerë mbetën të plagosur.

Në mesin e të vdekurve është edhe çifti i sapomartuar, ndërsa rreth qindra njerëz raportohet të kenë qenë të pranishëm kur shpërtheu zjarri. Të paktën 50 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Një video, nga një kënd tjetër i lokalit tregon zanafillën e zjarrit.

Ashtu si kurse shihet në pamje, shkak kanë qenë fishekzjarrët që i kanë vënë flakën abazhurit gjigand në qendër të lokalit. Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi.

“Nuk mund të shihnim asgjë. Nuk merrnim dot frymë, nuk dinim si të dilnim”, tha 17-vjeçarja Rania Waad, e ftuar në dasmë.

Në një deklaratë, agjencia e mbrojtjes civile e Irakut tha se ndërtesa përmbante paleta “të bëra nga materiale shumë të ndezshme në kundërshtim me të gjitha rregulloret e sigurisë”.

Standardet e sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit të Irakut shpesh shpërfillen dhe infrastruktura vendit është në gjendje të keqe pas dekadash konflikti, është rregullisht skena e zjarreve dhe aksidenteve fatale.

https://www.cdnimpuls.com/video/651451fb6150e.mp4

 

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH