Globi

Video/ Shembet ndërtesa 13-katëshe, pushuesit mbeten të 'varrosur' nën rrënoja

Shkruar nga Liberale
Video/ Shembet ndërtesa 13-katëshe, pushuesit mbeten të
Një ndërtesë 13-katëshe ku strehohen pushues është shembur në Egjipt, duke lënë shumë njerëz të varrosur nën rrënoja. Është një pallat 13-katësh në Aleksandri të Egjiptit që përdoret për të strehuar pushuesit gjatë muajve të verës. Për momentin nuk dihet ende sa persona janë të zhdukur apo të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë për pastrimin e mbeturinave dhe kërkimin e të mbijetuarve. Zyrtarët komunalë nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar, por sipas një vlerësimi fillestar të policisë, shembja është shkaktuar nga një çarje në strukturën e ndërtesës. Spitaleve në zonën Montazah dhe zonat fqinje u është kërkuar të jenë në gatishmëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH