Seanca për gjyqtarin Besnik Muçi, njëkohësisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, është shtyrë për në datën 7 nëntor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar që provat e gjyqtarit Muçi të paraqiten në formën e kërkuar.
Trupi gjykues ka marrë aktet nga dy prokuroritë në lidhje me informacionet e kërkuara nga KPA.
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi.
Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë./Gazeta Liberale