Globi

Vepra e artit në muze bëhet mëngjesi i një studenti, i riu ha bananen me vlerë 120 mijë euro

Shkruar nga Liberale
Vepra e artit në muze bëhet mëngjesi i një studenti, i riu

Një vepër arti është bërë mëngjesi i një studenti. Banania që ishte vendosur në muzeumin e artit, kushtonte 120,000 euro.

Ngjarja u regjistrua në Seul, në Muzeun e Artit Leem, ku një vizitor i ri qëroi dhe hëngri bananen, që ishte pjesë e instalacionit "Komedian" të Maurizio Cattelan.

"Nuk kisha ngrënë mëngjes dhe isha i uritur," tha ai.

Vepra artistike, pjesë e ekspozitës 'WE' të Cattelan, përbëhej nga një banane e pjekur e ngjitur në një mur në Muzeun Leem. Pasi hëngri bananen, studenti, Noh Huyn-Soo, u përpoq ta vendoste lëkurën sërish në mur me shirit ngjitës.

Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy deri në tre ditë. Në videot e publikuara në internet, dëgjohen fjalë proteste teksa Noh heq bananen nga muri. Por ai nuk përgjigjet dhe fillon të hajë ndërsa heshtja bie në dhomë. Më pas nxënësi e fikson lëvoren në mur dhe pozon për një moment përpara se të largohet.

Muzeu ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë dëmshpërblim nga studenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH