Aktualitet

Vendosja e fashës/ Rama: Tetori do të mbyllet pa surpriza, nëse vazhdoni të kurseni

Shkruar nga Liberale
Vendosja e fashës/ Rama: Tetori do të mbyllet pa surpriza, nëse

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se muaji tetor do të kalojë pa fasha energjetike, nëse trendi i kursimit do të vijojë nga qytetarët bashkë me reshjet e shiut.

Në lidhje me nëntorin, ai u shpreh se do të ridiskutohet kjo çështje nëse do të jemi në të njëjtën situatë.

“Janë dy elementë, janë reshjet, kemi pasur që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, në Fierzë janë shtuar kuotat dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi ne mund ta përballojmë. Nëse trendi do të vijojë dhe reshjet do të vijojnë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur. Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke marrë parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi diskutimit.

Ne kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në kontrata e bëra me hidrocentralet private të cilat me detyrimin e marrë nga qeveria e mëparshme, për para blerjeje do ta çonin në pikën ku do të kishim një hap larg nxjerrjes së dhëmbëve të falimentimit të shtetit. Duke qenë se i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre, 300 milionë euro të kursyera në vit”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH