Showbiz

Valbona Selimllari këshilla të rinjve: Kam ecur kur isha e re me 210 km/h, mos veproni si unë, është papërgjegjshmëri!

Shkruar nga Liberale
Valbona Selimllari këshilla të rinjve: Kam ecur kur isha e re me 210

Valbona Selimllari e ftuar në rubrikën “Galeri”, tek E Diell, si rrallë herë ka folur për jetën e saj private.

Ajo ka ndarë me publikun momente të dhimbshme dhe të bukura nga jeta e saj. Gjithashtu ka treguar edhe për pasionin që ka ndaj makinës, të cilën e konsideron si shokun më të mirë të jetës.

Ish-missi i ka dhënë një këshillë të gjithë të rinjve që ecin shpejt me makinë, që të kenë kujdes sepse është një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Ajo ka treguar se kur ishte e re e ngiste makinën shumë shpejt, ku shkonte deri në 210 km/h në orë dhe kur e kujton tani, shprehet se ka qenë një papërgjegjshmëri shumë e madhe nga ana e saj.

Edi Manushi: Ju bënit një festival ndërkombëtar folklorik këtu në Tiranë dhe mbaj mend në orën 00:00 të natës tek pull me makinë, të ndaloi polici, ‘po ku shkon moj gocë’? Ti që atëherë na habisje me këtë historinë e makinës.

Valbona Selimllari: Unë me makinën kam një marrëdhënie, shumë të ngushtë, makinën e kam shokun më të mirë të jetës. Në momente që kam nevojë për Bonën dhe për një farë lirie, futem në makinë, timonin dhe pastaj ku të më çojë liria ime.

Edi Manushi: Ka qenë gjithmonë besnike, nuk di të kesh pasur ndonjë problem.

Valbona Selimllari: Jo kurrë, 33 vite jo.

Edi Manushi: Jepi një këshillë gocave të reja që janë në timon.

Valbona Selimllari: Do të të them që e kam nisur duke shkuar dhe 210 km/h, që është absurde, sot kur e mendoj them, ka mundësi të jetë njeriu kaq i papërgjegjshëm? Zoti nuk më ka sprovuar dhe shpresoj që të mos ndodhë, por sigurisht që jam shumë e kujdesshme pas lindjes së fëmijëve. Kur i kam ata në makinë është e pamundur që mos të jem e kujdesshme. Edhe kur jam vetëm sepse jeta ime i përket atyre dhe më duket një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Është papërgjegjshmëri shumë e madhe, e pafalshme, mos e bëni këtë gabim. Është e çuditshme, kur shikoj të rinj, që më parakalojnë i ndjek dhe kur ka ndonjë moment që ndalojnë, i shkoj anash dhe ia bëj me shenjë, edhe i them ore 30 minuta përpara ose 10 minuta përpara në destinacion, mendon se është më e rëndësishme se jeta jote?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH