
Këngëtarja e njohur Valbona Mema e cila prej disa javësh është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania ka rrëfyer gjatë rrugëtimit të saj një moment të rëndësishëm në jetën e saj, momentin e ardhjes në jetë të së bijës.
“Lindja e vajzës time është libër. Kisha ngelur pa dashur shtatzënë nuk e dija. Isha shumë e re dhe e frikësuar. Kisha shumë frikë nga jeta se u përballa me shumë gjëra. Unë mora rrugën për në Prishtinë për një koncert dhe sakrifikova veten time duke qenë në muajin e tetë.
E shikoja në momentin që dola në skenë më plasën ujërat. Dhe e vazhdova këngën edhe pse isha veshur me rroba të gjera. Shkova në maternitet. Isha e trembur. Thashë po humbja fëmijën. Kam ndenjur gati 24 orë. Pastaj më vjen në dhomë një doktor dhe më tha do të ndihmoj unë tani”, është shprehur ajo.
Artistja e muzikës popullore tregoi peripecitë që i është dashur të kalojë për të rritur fëmijët, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit me të cilin e bija ishte shumë e lidhur.