George Clooney u pa në New York pas një shfaqjeje të tij në Broadway, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pamja e tij e re. Aktori 64-vjeçar kishte lyer flokët në ngjyrë kafe të errët, duke lënë pas ngjyrën e tij natyrale gri, që e ka shoqëruar prej vitesh.
Clooney, i cili luan në versionin teatror të “Good Night, and Good Luck”, doli nga Teatri Winter Garden i veshur me stil, në të zeza dhe me syze elegante. Por flokët e tij të errët morën vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë fansa i quajtën një “katastrofë vizuale”.
Edhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, duket se nuk është e kënaqur me këtë ndryshim. Ajo është parë vetëm në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e saj plot stil.
Vetë Clooney e pranoi me humor që nuk ndihet rehat me flokët e lyer dhe tha se është thinjur që në të 20-at. Ai shtoi se pamja e tij karakteristike ka qenë gjithmonë “kripë e piper”, dhe nuk është i sigurt nëse do ta mbajë gjatë këtë ndryshim.