Globi

U kap me kokainë/ Arrestohet shqiptari në Britaninë e Madhe, ja vendi i pazakontë ku e kishte fshehur

Shkruar nga Liberale
U kap me kokainë/ Arrestohet shqiptari në Britaninë e Madhe, ja

Ision Kurtsmalaj është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi i është gjendur një sasi e konsiderueshme kokaine me vete.

Shqiptari u ndalua në “Sawston High Street” nga fqinji i tij i cili ishte polic. 21-vjecari, i cili drejtonte një mjet të tipit “Audi” ngjyrë gri ka qenë duke bërë levizje të dyshimta, gjë e cila ka çuar ndalimin dhe në kontrollin e makinës nga policia. Gjatë një kontrolli të bërë, rezultoi se Kurtsmalaj kishte me vete 25 qese me kokainë të fshehura në brendësinë e deodorantit të tij.

Sipas policisë i riu ka deklaruar se jetonte në Londër, dhe gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij autoritetet kane gjetur edhe 34 qese të tjera me kokainë.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Ision Kurtsmalaj është dënuar me 3 vite e dy muaj heqje lirie. Pasi të përfundojë vuajtjen e dënimit, 21-vjecari do të dëbohet nga Britania e Madhe dhe do të kthehet në Shqipëri.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH