Aktualitet

U kap me 47 doza heroine, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

               Publikuar në : 15:12 - 14/01/21 liberale

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me 47 doza heroinë, që i kishte bërë gati për shitje.

Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. K., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta në qytet është ushtruar kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back