Ministria e Drejtësisë i ka dërguar sot Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi!
Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16 dhe 17 nëntor.
Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti shqiptar i kokainës”, u arrestua pak ditë më parë në Stamboll, ku kishte hyrë përmes aeroportit të Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. I shumëkërkuari shqiptar u kap në një vilë luksoze, ndërsa forcat antidrogë gjetën para dhe bizhuteri gjatë operacionit.