Maqedoni

Tronditet Shkupi/ Të shtëna me armë zjarri para një hoteli, dy të vrarë dhe një i plagosur

Shkruar nga Liberale
Tronditet Shkupi/ Të shtëna me armë zjarri para një hoteli,

Dy të vrarë dhe një i plagosur pas përplasjeve të armatosura në mes të Shkupit, pranë një hoteli. Me qindra njerëz janë mbledhur në vendngjarje siç tregojnë edhe pamjet, por ende nuk dihen motivet e krimit.

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e armatosur në Çarshi të Shkupit. Sipas MPB-së në vendngjarje kanë mbetur të vrarë dy persona dhe një i lënduar i cili është dërguar në spital për kurim.

“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I., të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH