Maqedoni

Maqedonia e Veriut në zi! Përcillen sot me nderime në banesën e fundit viktimat e tragjedisë së Koçanit

Shkruar nga Liberale

Maqedonia e Veriut në zi! Përcillen sot me nderime në

Maqedonia e Veriut do të nderojë sot viktimat e shkaktuara nga zjarri në një lokal nate në Kotsani, në orët e para të së dielës që lamë pas. 

Në Koçan sot do të mbahen homazhet e fundit për 61 viktimat nga zjarri në lokalin e natës, "Pulse". Në shesh ende ka qytetarë që ndezin qirinj dhe nënshkruajnë librin e ngushëllimeve.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sipas protokolleve të veçanta dhe një numër më i madh ekipesh mjekësore dhe ujë të pijshëm do të vendosen në dhe përreth vendeve të varrimit.

Priftërinjtë nga Koçani do të qëndrojnë në portën e hyrjes së varrezave, duke pritur prindërit dhe më të dashurit e tyre. Qytetarëve të tjerë i është bërë thirrje të qëndrojnë jashtë dyerve të varrezave dhe t’i bëjnë nderimet e tyre me dinjitet viktimave, pa shtyrë apo rrezikuar sigurinë e tyre apo të të pranishmëve.

Maqedonia e Veriut është në zi kombëtare, pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e diel (16 mars). Rreth orëve të para të mëngjesit, 59 të rinj humbën jetën tragjikisht pasi klubi i natës “Pulse” u përfshi nga flakët, si dhe mbetën të plagosur rreth 196 të tjerë.

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH