Maqedoni

Pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale

Shkruar nga Liberale
Pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, mbyllen 13 diskoteka

Inspektorati Shtetëror i Tregut në Maqedoninë e Veriut ka kryer 82 kontrolle në diskoteka dhe lokale nate, ku janë identifikuar shumë parregullsi.

Nga 23 objekte të licencuara, 13 prej tyre nuk plotësojnë kushtet teknike dhe mund të humbin licencat. Po ashtu, 5 objekte kishin licenca të skaduara.

“Nga 41 të tjerat, 30 prej tyre kishin parregullsi në bazë të ligjit për aktivitetet hotelierike. Janë lëshuar 28 vendime për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës, që nënkupton edhe gjobë”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Inspektimet vazhdojnë me një hetim të gjerë, në bashkëpunim me institucione të tjera shtetërore.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH