
Dy persona kanë humbur jetën dhe disa kanë mbetur të plagosur në Volkovë të Shkupit pas një konflikti me armë zjarri mëngjesin e sotëm, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme.
Mediat ë RMV shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasi një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur.
Sipas dëshmive fillestare, menjëherë pas krimit, autori i dyshuar ka marrë jetën e vet me një plumb në kokë. Banorët e lagjes thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekura nga sirenat e policisë dhe ambulancës.
Motivet që çuan në këtë akt të rëndë për momentin mbeten të paqarta. Policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për ngjarjen, por ka paralajmëruar se gjatë ditës do të japë më shumë detaje në lidhje me rrethanat dhe sfondin e kësaj tragjedie.