Globi

Tronditëse, gazetari qëllohet për vdekje gjatë transmetimit "live" në studio

Shkruar nga Liberale
Tronditëse, gazetari qëllohet për vdekje gjatë transmetimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filipine, ku një gazetar radioje është qëlluar për vdekje teksa prezantonte një emision live.

Sipas medieve tē huaja, personi i armatosur hyri në studion te shtëpia e Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, duke u shtirur se ishte dëgjues.

Më pas ai qëlloi dy herë 57-vjeçarin gjatë transmetimit të tij në mëngjes, ndërsa njerëzit e ndiqnin programin drejtpërdrejt në Facebook.

Autori i sulmit rrëmbeu gjerdanin e arit të Jumalon përpara se të ikte me një motoçikletë me dikë që po e priste jashtë.

Gazetari vdiq rrugës për në spital, ndërsa autoritetet kanē nisur hetimet, si dhe kanë marrë kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH