Globi

Tragjike, shoferin e shtyp kamioni i tij

Shkruar nga Liberale
Tragjike, shoferin e shtyp kamioni i tij

Pasditen e sotme është aksidentuar për vdekje një shofer kamioni në autostradën e Lipjanit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:35 ku shoferi ka zbritur nga kamioni për motive akoma të panjohura dhe është përplasur nga kamioni i cili drejtonte vetë.

Sipas policisë dyshohet se shkak i ngjarjes është mos sigurimi mirë i frenimit, pasi makina ka lëvizur dhe ka marrë para shoferin i cili mori lëndime të rënda.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ekipi mjekësor por që nuk ka mundur të bëjë asgjë për viktimën pasi është gjetur i pajetë.

Njoftimi i policisë

“Nga atje [vendi i ngjarjes] raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni.

Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda”, u shpreh zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH