Aktualitet

Tiranë/ Humb jetën fëmija 16 muajsh me Covid

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ Humb jetën fëmija 16 muajsh me Covid

Minsitria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për koronavirusin, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënua një numër rekord të infektuarish dhe viktimash.

Po ashtu, Ministria dha edhe lajmin e rëndë të humbjes së jetës së një fëmije 16 muajsh, i cili ishte me Covid dhe gjendja e tij u përkeqësua si pasojë e shfaqjes së një komplikacioni të rrallë, (Sindroma Inflamatore Multisistemike).

"Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19", thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH