Globi

Si e rendit revista “The Lancet” sistemi shëndetësor shqiptar

Shkruar nga Liberale
Si e rendit revista “The Lancet” sistemi shëndetësor

Revista shkencore prestigjoze “The Lancet”, ka zhvilluar një studim në bazë të të cilit ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme rreth botës, gjykuar mbi 42 kritere teknike, të  lidhura me efektshmërinë e trajtimeve mjekësore dhe rezultatet janë surprizuese.

Sipas “The Lancet”, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi, në një kohë kur e gjithë globi po përballet me një krizë shëndetsore si pasojë e pandemisë.

Për sa i përket rajonit të Ballkanit dhe vendeve fqinje, Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë në indeksin e përgjithshëm, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia.

Sa i konkretizuar është aktualisht një rezultat i tillë mbetet për tu gjykuar nga mjekët dhe pacientët./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH