Globi

Temperaturat e larta "djegin" Turqinë, Greqinë, dhe Spanjën, evakuuohen mijëra njerëz

Shkruar nga Liberale

Temperaturat e larta kanë përfshirë një pjesë të mirë Evropës, në disa prej të cilave ka pasur zjarre dhe evakuime të banorëve. Vendet më të prekura nga zjarret kanë qenë Turqia, Spanja dhe Greqia.

Rënia e zjarrit në 3 provincat turke Hataj, Mersin dhe në fshatin Kızılkeçili të Çanakkales kanë sjellë dëme në djegien e shtëpive deri në braktisje të fshatrave. Në Hataj janë djegur 4 shtëpi dhe janë dëmtuar 4 makina, në Canakkales është boshadisur një fshat, ndërsa në Mersin 25 shtëpi janë evakuuar për masa paraprake, 5 shtëpi janë shkatërruar.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya dhe Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı shkuan në zonën e zjarrit dhe deklaruan për situatën e fundit. Ato shprehen se puna për shuarjen e zjarreve po vazhdon dhe që po mundohen që situata të jetë nën kontroll.

Ndërkaq përveç Turqisë nga temperaturat e larta është prekur edhe Greqia, ku gjatë 24 orëve të fundit ka rënë zjarr në 46 pyje të saj.

Zjarri ka përfshirë edhe ishullin spanjoll La Palma që më 14 korrik. Pavarësisht përpjekjeve, ende nuk është vënë nën kontroll, ndërsa janë djegur më shumë se 5 mijë hektarë sipërfaqe pyjore si dhe janë evakuuar të paktën 4,000 persona.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH