Aktualitet

"Tekst i pastër nazist", këshilltarja e kryeministrit Orban jep dorëheqjen pas fjalimit të tij

Shkruar nga Liberale
"Tekst i pastër nazist", këshilltarja e kryeministrit Orban

Një anëtare e rrethit të ngushtë të Viktor Orban ka dhënë dorëheqjen pasi kryeministri hungarez foli kundër përzjerjes së racave. Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh nacionalistin Orban për 20 vjet, e përshkroi fjalimin si një "tekst të pastër nazist", sipas mediave hungareze.

Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit i të mbijetuarve të Holokaustit e quajti fjalimin të rrezikshëm. Zëdhënësi i Orban tha se media i kishte keqinterpretuar komentet.

Fjalimi u mbajt të shtunën në një rajon të Rumanisë që ka një komunitet të madh hungarez. Në të, Orban tha se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një "botë të racave të përziera".

"Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier," tha ai.

Pikëpamjet kundër emigracionit të zotit Orban janë të njohura mirë, por për zonjën Hegedus, fjalimi i së shtunës kaloi kufirin.

"Nuk e di se si nuk e vutë re që fjalimi që mbajtët është një fjalim thjesht naziste, i denjë për Joseph Goebbels," shkroi ajo në letrën e saj të dorëheqjes, sipas uebsajtit hungarez të lajmeve hvg.hu.

Goebbels ishte kreu i ministrisë së propagandës së Adolf Hitlerit./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH