NATO ka miratuar forca shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas trazirave përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. Lajmi është konfirmuar nha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialog, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve.
Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e përshëndeti vendimin e NATO-s, duke thënë se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.
“Këta njerëz duan ta kthejnë kohën pas. Ata janë në kërkim të një makine kohe. Ata duan ta kthejnë orën me 30 vjet prapa. Por kjo nuk do të ndodhë.
Ne kemi nevojë për NATO-n sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë, dhe ushtria serbe kohët e fundit ka forcuar kapacitetet e saj dhe ka shumë pajisje ushtarake si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina."-tha Kurti.