Aktualitet

Stuhi të frikshme me temperatura deri në -55 gradë në SHBA dhe Kanada/ Ekspertët: Kujdes, trupi mund të ngrijë në pak minuta

Shkruar nga Liberale
Stuhi të frikshme me temperatura deri në -55 gradë në SHBA

Ekspertët paralajmërojnë se, ulja drastike e temperaturave në SHBA dhe Kanada mund të çojë në ngrirje të lëkurës së zhveshur në 5-10 minuta.

Ngrirja shkaktohet kur zvogëlohet qarkullimi i gjakut, gjë që ndodh shpesh në hundë, faqe ose në gishtat e duarve dhe këmbëve.

BBC shkruan se, mungesa e gjakut të ngrohtë mund të çojë në ngrirje dhe këputje të indeve, dhe në disa raste, në amputim (shkëputje të gjymtyrëve).

Çfarë pritet të ndodhë?

Një stuhi e fuqishme dimërore në Arktik ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarm, nga jugu deri në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida.

Aeroportet kryesore kanë anuluar mijëra fluturime, ndërsa sipas sinoptikanëve, pritet që i ftohti të sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se temperaturat mund të shkonin nga -45 deri në -55 gradë Celsius, ndërsa paralajmëruan se, edhe në zonat kryesore të metrosë, si qyteti i Des Moines do të ketë rrezik të lartë.

Meteorologët thonë se, deri të premten stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një "ciklon bombë", një term që përdoret për një stuhi që intensifikohet me shumë shpejtësi.

Ata quhen "ciklone bombash" për shkak të fuqisë shpërthyese të shkaktuar nga rënia e shpejtë e presionit. “Ciklonet e bombave” janë më të zakonshmet në bregun lindor të SHBA-së dhe Kanadasë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH