Aktualitet

SPAK i sekuestroi pasurinë, kush është biznesmeni i dëbuar nga Italia? Njihej me nofkën “talebani”

Shkruar nga Liberale
SPAK i sekuestroi pasurinë, kush është biznesmeni i dëbuar

SPAK bëri me dije këtë të mërkurë, se ka sekuestruar me kërkesë të autoriteteve italiane, pronat në Durrës të biznesmenit Gëzim Sallaku, i cili akuzohet për "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gëzim Sallaku ka një betejë të gjatë drejtësinë italiane dhe shpesh në dosjet hetimore ai njihet me nofkën “talebani” apo “Zim”.

Në një profil të biznesmenit Sallaku, botuar nga "Il giorno", më 21 tetor 2022, thuhet se 51 vjeçari kishte arritur nga Shqipëria në Itali me një varkë refugjatësh, në fillim të viteve nëntëdhjetë. Dhe në një kohë të shkurtër ai ishte bërë një lloj Roman Abramoviç i futbollit amator në Brescia: një lloj manjati që kishte marrë drejtimin e klubit të futbollit amator Darfo Boario, me nënshkrime bombastike si ish-lojtari i Napolit, Inacio Pià.

Sallaku ndërkohë ishte aktiv edhe në fusha të tjera: ndërtimtarisë, punimet rrugore, hoteleria, etj. Por emri i tij shumë shpejt përfundoi në

Arrestimet e para

Në prill 2015, ai u arrestua me akuzën e pastrimit të parave dhe marrjes së mallrave të vjedhura. Ai kishte qenë tashmë në telashe me ligjin në vitin 2002, i arrestuar edhe në atë rast si pjesë e një hetimi nga Prokuroria e Brescias në lidhje me trafikimin e makinave të vjedhura luksoze dhe rishitjen e tyre në Evropën Lindore. Në korrik, operacioni "Laguna", në të cilin Guardia di Finanza vuri në pranga vëllezërit Gëzim dhe Saimir Sallaku, si dhe vendosi nën hetim 30 persona, përfshirë tre zyrtarë publikë nga Piancamuno dhe Sale Marasino. Akuzat ishin konspiracion kriminal për të kryer krime tatimore, pastrim parash, falimentim dhe krime kundër administratës publike.

Perandoria

Sipas zyrës së prokurorit, ata kishin krijuar një perandori në brigjet e liqenit Iseo (pasuri dhe aksione të kompanisë me vlerë 8 milionë kishin përfunduar nën sekuestrim) dhe mbanin frenat e një sistemi energjetik të aftë të drejtojë prokurimet publike. Në 2019, pati arrestime të tjera, por më pas të gjithë u lanë të lirë. Gjykata e Shqyrtimit në fakt kishte anuluar masën e sigurimit për shtatë anëtarët e familjes Sallaku.

Armët në mur dhe dëbimi

Arrestimet u kryen për shkak të gjetjes së armëve në një vrimë të krijuar brenda vilës familjare në Sale Marasino, në liqenin Iseo. Në muajin shkurt të 2021, Sallaku u dëbua nga Italia për shkak se ishte i parregullt me dokumentet dhe paraqiste "rrezikshmëri shoqërore", për shkak të dosjeve të shumta kriminale. Dy muaj më vonë, Gjykata e Apelit pranoi ankesën kundër vendimit të Gjykatës për të Mitur, e cila i mohoi atij një leje qëndrimi për t'u kujdesur për djalin e tij 17-vjeçar, lindur dhe rritur në Brescia.

Hotele, bare dhe vila 

Në vitin 2022 atij iu sekuestruan nga shteti italian gjashtë milionë euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Ai konsiderohet si person i rrezikshëm nga hetuesit, të cilët kanë konstatuar një disproporcion të dukshëm mes standardit të tij të jetesës dhe të ardhurave që ka deklaruar në organet tatimore. Vila luksoze në Sale Marasino në anën e Brescias të liqenit Iseo u sekuestrua, si dhe hoteli Villa Kinzica. Po vijon kontrolli në lokalin përballë gjykatës së Breshias, i lidhur me sipërmarrësin./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH