Analizë

Spaç, viti 0

Shkruar nga Liberale
Spaç, viti 0

Gjergj Hani

Të pa kohë. Janë të pa kohë, që mundohen të gjejnë lavdinë që kurrë nuk kanë patur, e humbasin në hiperbola krahasimore. Në gulshe dëshpërimi për të mbytur varfërine universale që më të rrallë thyhet nga grimca gjenialiteti që largohen nga ky rrealitet me shpejtësinë e dritës.

Të pa kohë. Pa të shkuar e pa të ardhme. Marrin hua grimca kujtese nga jeta e të tjerëvë. Nga eksperienca jete që nuk patën kurajo të përjetonin, e me të cilat ndërtojnë distopinë e lavdisë së pa lavdishme. Fragmente të shpërfytyruara të së shkuarës, që shpërfytyrojnë edhe të tashmen, ndërsa hedhin hije të zeza në projeksionet mbi të ardhmen që refuzon të vijë.

Të pa kohë. Si një matrix I thyer, ku titrat e fundit përzihen pa harmoninë e llogjikës me sekuencat rastësore që prodhon kujtesa e përdhunuar. Mohim total I asaj që ish. Me solemnitetin e posteve të atyre, që mundohen të veshin dinjitetin e rrënojave që vetë kanë shkaktuar.

Të pa kohë. Me vetëdije e kujtesë të cunguar, të ndërprerë dhunshëm shpesh ndër shekuj. Të ngrirë ne kohë, në sekuencën e dhimbjes së verbër që bëhet akute, kur dinjtarë pa dinjitet vetmarrin përfaqësimin, e me “Cizmen” përdhosin sërish rezistencën, duke I marrë asaj dhe zërin e kujtesës, ndërsa memorja vizive mbijeton e copëzuar në kujtesa subjektive që shkojnë drejt amëshimit të harresës.

Të pa kohë. Ata ishin e ata janë. Edhe ata që s’ishin u bënë, të joshur nga trullosja që shkakton pushteti mbi hicin. Frenetikisht kërkojnë copëzat e jetës tënde, kujtesës tënde fragmentare, për të marrë qofte edhe nje orë, qoftë edhe një cast të vetëm identitetin e së vërtetës që mbart legjitimitetin.

Të pa kohë. Ashtu si kravata e zhubrosur, a këmisha, mëngët e së cilës mbulojnë gjysmën e duarve të lodhura nga prangat e djeshme, e që denoncojnë në heshtje përpjekjen deri në spazëm për të kujtuar atë që gjeneza e tyre ish, e tashmë ka mbetur vec hija, që lëshon imitimi I një borsaline.

Të pa kohë e të pa shpresë. Dinjiteti I asaj që kanë filluar ta harrojnë se c’ishte, nuk e mban dot hapin e shpejtë të fuoristradës së zezë që I zmbraps me hijen e pushtetit. E nuk u mbetet vec taraca nga këlthasin, si në një film pa zë, grahmën e fundit të dhimbjes së dinjitetit të përdhosur, dje me gjak, e sot me zvetnimin e përvehtësimit të pushtetit të pa kohë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH