Aktualitet

SONDAZHI I JAVËS/ 59 % e të anketuarve nga Liberale: Opozita më pak e besueshme sesa qeveria në aksionin kundër ndërtimeve pa leje!

Shkruar nga Liberale

SONDAZHI I JAVËS/ 59 % e të anketuarve nga Liberale: Opozita

Sondazhi i kësaj jave, zhvilluar nga “Liberale.al”, është përqendruar tek një prej temave më të diskutuara të ditëve të fundit:

"A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?"

Dhe sipas rezultatave vetëm 41% e të anketuarve janë shprehur pro, pra, sipas tyre opozita është më pak e besueshme sesa qeveria lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje e lirimin e hapësirave publike.

Pra, nga ana tjetër, 59% e të anketuarve kanë dhënë një përgjigje negative, duke konsideruar qeverinë më të besueshme.

Theksojmë se së fundmi kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë disa nisma të reja ligjore, siç është ajo e prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike, gjë e cila përkon dhe me sezonin e ri turistik, paçka se kjo nismë i ka gjetur pronarët të papërgatitur. 

Prishja e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit u shoqërua me tensione mes banorëve dhe policisë, pasi ata pretendonin se kishin ndërtuar në tokën e të parëve të tyre. 

SONDAZHI I JAVËS/ 59 % e të anketuarve nga Liberale: Opozita

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH