Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë.
Ata janë mbledhur në ambientet e jashtme të rafinerisë, ku kanë kërkuar zgjidhjen e problematikës së tyre në lidhje me pagat e prapambetura.
Madje, nuk kanë munguar as konfrotimet mes protestuesve dhe rojeve të uzinës.
Në lidhje me këtë problematikë, ka folur edhe kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i cili ka thënë se ka informacione, se mbrëmjen e të dielës kanë mbërritur në uzinë mjete për të bërë demontimin e rafinerisë.