Globi

Skandali seksual, del video e politikanit me prostitutat kroate

Shkruar nga Liberale
Skandali seksual, del video e politikanit me prostitutat kroate

Krybashkiaku hungarez, Zsolt Borkai është përfshirë në një skandal seksual. 54 vjeçari i martuar dhe baba i dy fëmijëve, është krybashkiak i qytetit Gyor dhe aleat i Kryeministrit hungarez Victor Orban.

54-vjeçari Borkai dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga një politikan tjetër në udhëtimin me jaht në Detin Adriatik pranë brigjeve të Dubrovnikut, nën praninë e disa prostitutave.

Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht video nga orgjia e politikanit hungarez, i cili pasi plasi skandali, i kërkoi falje familjes së tij, por nuk pranoi të jepte dorëheqjen.

Sot Hungaria ka zhvilluar zgjedhjet bashkiake ku kandidojnë 3100 pjesëmarrës./Gazeta Liberale

 

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1092648,1092651,1092650,1092649,1092647"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH