Identifikohen katër anëtarët e familjes nga Patosi që humbën jetën në aksidentin që u regjistrua në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas Vizion Plus, nga përplasja e fortë e dy automjeteve, ndërruan jetë Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, si dhe dy fëmijët Anastasia Gushi, Eva Gushi, 14 dhe 9 vjeçe.
Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit: Glori Selimi, Fabio Lamaj dhe Igli Madani, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar i mjetit “Audi”, duke bërë që mjeti “Toyota”, me të cilin udhëtonin katër anëtarët e familjes, të humbasë kontrollin dhe të përfundojë në një kanal.
Pas përplasjes, “Audi” ka goditur edhe një shtyllë të tensionit të lartë, ndërsa “Toyota” është shkatërruar plotësisht.