Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi këtë të premte që të shtyjë për 22 shtator seancën për tragjedinë e Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjatë seancës mbrojtja kërkoi që Mediu t'i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar dhe të thirren edhe 90 dëshmitarë.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundërshtoi heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar duke e argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore, mbështetur në vendimin unifikues të kolegjeve të Gjykatës së Lartë. Gjykata i ka lënë Prokurorise 15 ditë kohë të bëjë gati listën e provave, mbi 24 mijë faqe dokumentacion.
Kujtojmë se Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, që lidhet me ngjarjen tragjike të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, përfshirë burra, gra e fëmijë.
Konkretisht ai akuzohet për dy vepra penale për “Shpërdorim detyre”, njëra e parashikuar nga Kodi Penal dhe tjetra nga Kodi Penal Ushtarak, pasi në kohën që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ngarkohet dhe me përgjegjësi për zbatimin e Kodit Penal Ushtarak.
Më herët GJKKO ka pranuar kërkesën që pjesë e seancave të jenë edhe familjarët e viktimave, si palë e procesit ku gjykohet ish-ministri Mediu.
Lista e dëshmitarëve që do të thërrasë ish-ministri Mediu;
Lista e dëshmitarëve të huaj
A. Personalitete Politike
Gordon England
Franc Josef Jung
Arturo Parisi
Lazar Elenovski
Gjeneral brigade Georgios Mouroutsos
Kolonel Louis Boros dhe Gregory Cannata
Patric Corneilous Henry
Davis Clark Howell
Sidney Tison Mac Intyre
William Merrit Hart
Rodney Spencer Taylor
Lista e dëshmitarëve shtetas shqiptarë:
A. Shtetas civilë të ndarë në personalitete politike dhe subjekte të tjerë
Pandeli Majko
Besnik Mustafaraj
Ridvan Bode
Aldo Bumçi
Mimi Kodheli
Besnik Baraj
Personalitete ushtarake:
Gjenerallejtnant Michael Barbero
Gjeneralmajor Vito Di Ventura
Gjeneralmajor Buzz Kievenaar
Personalitete shqiptare:
Myqerem Tafaj
Bari Shaqiri
Ahmet Premçi
Sajmir Kodra
Gëzim Musabelliu
Leonard Demi
Petro Koçi
Ahmet Osmani
Plarent Ruka
Enkelejda Malaj
Idriz Konjari
Flutura Kodra (Çavolli)
Luan Duzha
Stavri Çipa
Begator Mane
Ardian Mullai
Adriatik Mema
Agim Lala
Shpëtim Spahiu
Bardhyl Kollçaku
Pëllumb Qazimi
Kostaq Karoli
Maksim Malaj
Kristaq Gerveni
Arian Zaimi
Nazmi Cahani
Gezim Bajrami
Foto Duro
Xhevdet Zeneli
Hysen Cekodhima
Martin Lazri
Çesk Milja
Drini Nikolla
Aleksandër Pando
Zenel Kuçana
Nazmi Shera
Asim Selmani
Ruzhdi Kuçi
Manushaqe Shehu
Maksim Hamiti
Dhori Spirollari
Bexhet Zeqiri
Ymer Stafa
Rasim Metallari
Latif Çela
Mondi Hoxha
Besim Malaj
Shkëlqim Sina
Fatmir Bozdo
Dhimitër Kerri
Veip Bello
Anthony L. May
Larry R. Smith
Peter J. O'Connor
Michael Eldredge
Kenneth Witeley
Dondi Albritton