Pas heqjes së karantinës, janë rritur rastet e personave të infektuar me covid-19. Kryesisht numri më i madh i të infektuarëve regjistrohet në kryeqytet, ku vetëm 10 janë deklaruar sot nga Ministria e Shëndetësisë.
Zonat më të rrezikuara në kryeqytet, sipas Abc News, janë në kryesisht në zonat e “21 Dhjetorit”, “Astirit”, “Don Boskos”, rruga e Dibrës, Porcelani , “Selita”, Sauku ku janë evidentuar dhe një pjesë e rasteve pozitive.
Ndërkohë, po sot Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur edhe dy raste në Kamzë, të cilët shkuan në një ceremoni mortore dhe rezultuan me koronavirus. Pas Tiranës numër të lartë personash aktiv ka në Krujë, Shkodër dhe Durrës.
Pjesa më e madhe e tyre janë të vetëizoluar dhe nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes ndërsa 24 të sëmurë ndodhen të shtruar në infektiv.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë kontakte familjare, por dhe vatra të reja që nuk iu dihet ende burimi i infeksionit.
5 pacientë ndodhen në gjendje më të rendë shëndetësor dhe po trajtohen në terapi intensive ndërsa 1 vazhdon të jetë i intubuar. Numri i personave pozitiv aktual në vend ka shkuar në 269./Gazeta Liberale