Kronikë

SHBA / Shqiptari vret kolegun, pas sherrit në fabrikë

Shkruar nga Liberale
SHBA / Shqiptari vret kolegun, pas sherrit në fabrikë

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur më 11 gusht në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së.

Astrit Bushi, një 48-vjeç shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet amerikane, pasi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij.

Mediat amerikane raportojnë se Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikë.

Sipas Detroit News, shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes. Viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.

Shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH