Globi

Shqiptari tentoi të përdhunojë një studente në Angli, mediat britanike: Sot ai jeton i lirë në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Shqiptari tentoi të përdhunojë një studente në Angli,

“Një shqiptar ka tentuar të përdhunojë një studente në Angli në tetor të vitit 2021, por sot ai jeton i lirë në Shqipëri”, raporton media britanike “Daily Mail”.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin, Baftjar Bilalaj i cili sulmoi një studente të universitetit “Cambridge” gjatë një mbrëmje në tetor të vitit 2021. I riu shqiptar është deportuar në Shqipëri para kohe ku edhe jeton i lirë pa u shqetësuar mbi dënimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bilalaj u dënua nga e Peterborough Crown me tre vjet e katër muaj burg pasi u shpall fajtor për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.

Avokati i Përgjithshëm Michael Tomlinson më vonë kërkoi t’i shtohej afati i burgut, duke argumentuar se ishte tepër i butë, por nuk ishte në dijeni se Bilalaj ishte dëbuar vullnetarisht në bazë të një skeme lirimi të parakohshëm në janar.

Në një seancë dëgjimore në Londër të premten, gjyqtarët e rritën dënimin total të Bilalaj në shtatë vjet, por vunë në dukje se vendimi i tyre mund të jetë “i pavlerë” nëse ai nuk arrestohet në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH