Sociale

Shi dhe dëborë në zonat malore! Ja si do të jetë MOTI në fundjavë

Shkruar nga Liberale

Shi dhe dëborë në zonat malore! Ja si do të jetë MOTI

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën do të ketë vranësira të shpeshta, por reshjet e shiut pritet të jenë prezente të dielën. Në zonat malore pritet të bjerë dëborë. Sa i përket temperaturave do të luhaten nga -1 në 14 gradë.

“Dita e sotme ka sjellë përmirësim të reshjeve megjithatë territori do të jetë në ndikimin e vranësirave të dendura, herë pas here duke sjellë reshje të pakta në zonat lindore, pjesërisht në zonat qendrore. Sa i përket temperaturave, sot do të ketë një rritje të lehtë në orët e para të mëngjesit dhe në mesditë, ku maksimumet do të jenë rreth vlerës 14 gradë celcius.

E shtuna do të sjellë ndërprerje të reshjeve, intervale me kthjellime, vranësira të shpeshta, nuk priten që të ketë reshje ndërkohë e diela, do të ketë vranësira prezente, dhe herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu.

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, ku në disa zona të thella janë -1. Fundjava do të jetë me temperatura minimalet janë zero apo -1 dhe maksimal janë jo më shumë se se 13 apo 14 gradë.”, u shpreh meteorologia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH