Sociale

Rrobat e listuara më poshtë nuk duhet t’i lani KURRË në lavatriçe

Shkruar nga Liberale
Rrobat e listuara më poshtë nuk duhet t’i lani KURRË

Shpesh ndodh që të na prishen rrobat në lavatriçe dhe kemi dilema se cilat rroba duuhet t'i lajmë aty dhe cilat jo, prandaj në këtë artikull kemi listuar rrobatt të cilat nuk duhet t'i lani asnjëherë në lavatriçe pasi do t'ju dëmtohen.

Sutjenat janë të parat, sepse telat mund të dëmtojnë kazanin dhe kapëset mund të grisin rrobat që lahen së bashku me to. Gjithashtu mund të dëmtohen edhe vetë sytjenat, ndaj është më mirë ta lani me dorë.

Ju nuk duhet t’i lani as kravatat në lavatriçe, sepse shumica e tyre janë prej materialesh të ndjeshme, kështu që mund të humbasin formën e tyre ose të njollosin rrobat e tjera gjatë një larjeje të shpejtë.

Mbërtheni pantallonat, këmishët dhe të gjitha veshjet e tjera me zinxhirë dhe kopsa përpara se t’i vendosni në lavatriçe, pasi ato mund të ngecin dhe të dëmtojnë rrobat gjatë larjes.

Ndërsa rrobat me pjesë dekorative si xhinglat, perlat dhe gurët, mos i lani në rrobalarëse, por me dorë për të mos bllokuar apo dëmtuar lavatriçen.

Shumica e artikujve mëndafshi kërkojnë pastrim kimik ose larje të butë me dorë për shkak të temperaturave të larta dhe një centrifuge që mund të shkatërrojë pëlhurën e ndjeshme. Rrobat e mëndafshta mund të grisen ose të humbasin formën në rrobalarëse, ndaj është më mirë t’i lani me dorë.

Ka edhe çanta rrobash që janë të ndjeshme ndaj larjes në makinë, por përpara se të vendosni sytjena ose bluzën tuaj të preferuar, kontrolloni deklaratën se mbron të gjitha pëlhurat ose konsultohuni me një ekspert.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH