Sociale

FOTO HISTORIKE: Shpatarakët e vegjël të shkollës së Valshit në Elbasan, viti 1908. Zbathur por me libër në dorë!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE: Shpatarakët e vegjël të shkollës së

Foto e cila i përket vitit 1908 është publikuar nga mjeku Shefqet Deliallisi, në faqen e Facebook, Arkivi Historik i Elbasanit.

“Shpatarakët e vegjël të shkollës së Valshit.
Foto impresionuese, që tregon dashurinë për arsimin kombëtar të kësaj krahine.
“Zbathur por me libër në dorë...” ka shkruar krahas fotos historike mjeku Deliallisi.

Shqipëria ishte ende nën pushtim osman në atë kohë. Një vit më vonë u hap Shkolla Normale e Elbasanit, shkolla e parë e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, i cili ishte mbajtur në po atë vit.

Kjo foto historike tregon se shqiptarët e kanë dashur dhe e duan dijen, madje kanë sakrifikuar jo pak për ngritjen e arsimit në vendin e tyre, edhe kur kanë qenë në varfëri ekstreme apo nën pushtuesit e huaj.

FOTO HISTORIKE: Shpatarakët e vegjël të shkollës së

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH