Sociale

67 vite nga 'themelet' e arsimit të lartë, si nisi viti i parë akademik në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

67 vite nga 'themelet' e arsimit të lartë, si nisi viti i

Më 16 shtator 1957 – është dita e parë e vitit akademik nga  një universitet shqiptar.

Përurohet më 16 shtator Universiteti i Shtetëror i Tiranës, i pari universitet shqiptar. I organizuar sipas modelit sovjetik nga profesori rus V. T. Makarov, ish-rektor i universitetit Tomsk, Universiteti i Tiranës u hap me 8 fakultete me 24 degë të veçanta dhe 41 departamente. Personeli mësimdhënës përbëhej nga rusë dhe shqiptarë, këta të fundit që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik.

Në Qershor të 1957-ës u themelua Universiteti Shtetëror i Tiranës. I pari universitet në Shqipëri, i cili bashkoi të gjitha institutet e arsimit të lartë të krijuara deri në atë kohë.

Agim Mera, një nga emrat e njohur të universitet ishte i ftuar disa kohë më parë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, tregoi më tepër detaje lidhur me vitin e parë akademik të një universiteti shqiptar.

“Universiteti i Tiranës datën zyrtare ekzakte e ka më 1 Qershor 1957. Krijimi i Universitetit ishte një ngjarje e madhe për ne, ishte ëndrra rilindasve dhe ëndrra e Sami Frashërit. Universiteti u krijua mbi bazën e tre instituteve të larta që ishin krijuar më 1951-shin, Instituti Politeknik, Instituti Pedagogjik dhe Instituti Bujqësor.”

“Historia e Shkollës së Lartë në Shqipëri ka nisur në vitin 1946. Fillimisht u ngrit Instituti 2-vjeçar kur ishte Dhimitër Shuteriqi. Pati entuziazëm të madh në ditët e krijimit të Universitetit. Universiteti në krijimin e tij kishte 3.600 studentë, rreth 300 pedagogë dhe kishte 15 specialitete të ndryshme. Kushtet në ato kohë nuk ishin të mira, por ne na dukej sikur ishin të mira. Planet dhe programet mësimore ndërtoheshin mbi bazën e shkollës ruse, edhe literatura ishte ruse.”

“Në fillim tekstet ishin rusisht dhe më pas filluan të përktheheshin sepse shumica e pedagogëve kishin mbaruar në Bashkimin Sovjetik. Pagesa në atë kohë për një pedagog ka qenë minimumi 7 mijë lekë. Ndërkohë që isha pedagog, unë isha edhe sekretar i komitetit të rinisë. Ika nga universiteti dhe punova në Komitetin Qendror të Partisë. Në vitin 1972 kthehem përsëri në Universitet sepse e doja. Në atë kohë numri i studentëve ishte rritur në 15.000 dhe specialitetet gati qenë trefishuar. Po ashtu gjatë asaj periudhe filloi të zbatohej edhe trekëndëshi revoluconar”, tha Mera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH